Profesori universitar, Milazim Krasniqi vlerëson se nisma rajonale “Ballkani i Hapur” fillimisht ishte projektuar nga Rusia.
Por, ai në emisionin “Respublika” në Tëvë 1 thotë se tashmë kjo iniciativë mund të riformulohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe diplomacia evropiane.
“Realisht ‘Ballkani i Hapur’ ka fillu si iniciativë serbe me përkrahjen e Rusisë por pas luftës në Ukrainë ka filluar diplomacia amerikane edhe evropiane me u involvu në iniciativën dhe kanë filluar me jau marrë meqë nuk e lanë Lavrovin me ardhë, de facto ia dhanë shenjën që Rusia më nuk ka mundësi me interferu dhe mandej patëm situatën që Chris Hill shkoi në mbledhje dhe e përkrahën zyrtarë amerikanë dhe evropianë”, tha ai.
Tutje, Krasniqi ka treguar edhe disa nga arsyet pse po zhvillohet kjo “luftë” nga perëndimi për të marrë iniciativën.
“Pra tash është duke u zhvillu një luftë me marrë iniciativën dhe modifiku, me shndërru në një që mund me e shfrytëzu perëndimi. Pse? Ka një çështje gjeostrategjike, në ‘Ballkanin e Hapur’ mund të akomodohet çështja nacionale serbe sepse ‘Serbia e Madhe’ ka dështu si projekt. Serbët kanë mbetur në Bosnjë, Mal të Zi, në Kosovë, Maqedoni. Nëse do të krijohej kjo iniciativë të gjithë serbët në atë formulën famëkqeqe ‘të gjithë serbët në një shtet’ do të modifikohej ‘Serbët në Ballkanin e Hapur’. Realisht në ‘Ballkanin e Hapur’ do të mund të akomodohej edhe çështja e shqiptarëve por me një kusht nëse Kosova do të pranohej si shtet nga Serbia”, shtoi ai./teve1.info/