1.4 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Krasniqi: Bajrami shërben gjithmonë si një fanar shprese, uniteti dhe solidariteti

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Krasniqi ka thënë se kjo ditë feste rikujton rëndësinë e bujarisë, dhembshurisë dhe përkujdesjes ndaj atyre me më pak fat.

“Të gjithë bashkëqytetarëve të besimit islam, me fat Bajrami i Fitrit – kjo festë e forcës së besimit, qëndrueshmërisë dhe sakrificës. Si gjithherë, kjo ditë na e rikujton rëndësinë e bujarisë, dhembshurisë dhe përkujdesjes ndaj atyre me më pak fat”, ka shkruar Krasniqi.

“Në një botë që përballet me sfida dhe pasiguri, Bajrami shërben gjithmonë si një fanar shprese, uniteti dhe solidariteti. Andaj, këtë ditë, le të përqafojmë frymën e faljes, pajtimit dhe tolerancës”.

“Juve dhe të dashurve tuaj – ky Bajram ju sjelltë paqe, lumturi dhe shumë bekime. Shpërndani dashuri e mirësi kudo që shkoni!”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit