0.8 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Krasniqi: Ata që kujtojnë se ndryshimet tronditëse nuk janë të mundura, ta shohin ndryshimin e ShBA-së ndaj Ukrainës

- Advertisement -

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se nuk ka aleanca të përhershme.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se ata që mendojnë se ndryshimet tronditëse nuk janë të mundura, le ta shohin ndryshimin e ShBA-së ndaj Ukrainës.

Në fund, Krasniqi ka shtuar se shtetin ‘mund ta humbim’, nëse padituria apo tradhëtia ‘zë vend në fronin e politikës shtetërore’.

“Ata që kujtojnë se ndryshimet tronditëse nuk janë të mundshme, le të kenë para sysh ndryshimin e qëndrimit të SHBA-së ndaj Ukrainës. Ata që kanë pak më shumë dije, e dinë se dy shtetet sponsore të pavarësisë së Shqipërisë, Austro-Hungaria dhe Italia, vetëm tre vjet pas proklamimit të Shqipërisë si shtet, e kanë minuar dhe më vonë e kanë pushtuar vetë. (Kujtoni Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915), pushtimin austriak të Shkodrës (1916), Marëveshjen Titoni Venizellos (1919.) Dhe kuptojeni se nuk ka aleanca të përhershme. Dhe kuptojeni se shtetin mund ta humbim, nëse padituria, ose nëse tradhtia zë vend në fronin e politikës shtetërore” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit