17.7 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Krasniqi: Askush i kënaqur me zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit

- Advertisement -

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me këtë zgjedhje nuk është e kënaqur as Vetëvendosje , as qytetarët, as PDK-ja.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se fjalën që e kanë dhënë e kanë mbajtur sot. Sipas tij, nuk janë të lumtur që Dimal Basha është kryetar i Kuvendit. Ka deklaruar se madje as deputetët e Vetëvendosjes nuk janë të lumtur.

“I patë me fytyra të varura”, tha ai për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kraniqi shtoi se VV-ja u ka humbur kohë që të merren me tema që u interesojnë qytetarëve.

“LVV-ja u dorëzua para ligjit”.

Ai përmendi Gluak Konjufcën, Saranda Bogujevci e Shqipe Selimin si kandidatë më të mirë për të marrë pozitën e kryekuvendarit.

“Qytetarët e kanë parë qartë se sa i vlerëson Albin Kurti. Vetëvendosja e ka vënë në grackë gjithë popullin e Kosovës, ose edhe ata kanë rënë vetë sepse kanë menduar që nuk ua votojmë pa konsultë”, tha Krasniqi

Të ngjashme

Të fundit