4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Krasniqi: A mos ka pasur koordinim mes Mimozës dhe Radojçiqit edhe për dhunën ndaj KFOR-it në ato trazirat barbare në Zveçan

- Advertisement -

Bisedat mes Vetëvendosjes dhe Srpska-s që dolën në publik si biseda mes Mimoza Kusari-Lilës, Sllavko Simiqiti dhe Millan Radojçiqit, kanë bërë që profesori Milazim Krasniqi të ngritë hipoteza se çka mund të ketë qenë fotografia më e përgjithshme.

Dyshon se mund të ketë qenë e mundur që të ketë pasur koordinim mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe edhe për trazirat në veri, përkatësisht ato fund majit të vitit të kaluar ku pati dhunë të paprecedentë ndaj KFOR-it nga banda kriminale serbe.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Koordinimi i Mimoza Kusarit me Radojçiqin ka rrezik se shkon më larg se sa informatat që janë sot në dispozicion. Në terrenin e hipotezave mund të shtrohet pyetja se a mos ka pasur koordinim edhe për dhunën ndaj KFOR-it në ato trazirat barbare në Zveçan?

Ajo dhunë e ekstremistëve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it ka qenë në kundërshtim me deklaratat e zyrtarëve serbë që KFOR-i të marrë më shumë kontroll në veri. Ndërsa ajo dhunë barbare ndaj pjesëtarëve të KFOR-it mund të ketë pasur synim largimin e KFOR-it. Pse? Njëra nga hipotezat është: për të hyrë më lehtë bandat e Radojçiqit dhe për ta bërë fakt të kryer Zajednicën.

Qofsha i gabuar, sepse po të dalë puna ashtu, do të ishte fjala fjala për tradhti ndaj shtetit. Prandaj duhen hetime nga organet kompetente edhe për ato ngjarje edhe në kontekstin e atyre bisedave problematike! Kjo gjë nuk zgjidhet me debate politike. Këtë enigmë e zgjidhë vetëm drejtësia. Prandaj drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit