Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, përsëriti gatishmërinë për dalje nga kjo krizë, duke votuar një kandidat apo kandidate tjetër.
“30 shfaqje të papërgjegjësisë të skajshme profesionale. VV-ja nuk ka shumicën dhe është duke kërkuar që t’ia imponojë vullnetin të zgjedhurve të popullit tonë. Jemi të gatshëm që të dalim nga kjo krizë duke votuar një kandidat apo kandidate tjetër. Bllokada që VV po vazhdon ta mbaj në Kuvend po na pamundëson që në mënyrë ligjore të kthenim normalitetin në vend”, tha Krasniqi.
Ai komentoi edhe takimin Kurti-Hamza.
“Besoj që Hamza ka qenë shumë i qartë dhe ka treguar fiks siç ka ndodhur. Kurti ka kërkuar që të ketë takim për të diskutuar. As që është pritur e as që kemi dëshirë, as që është diskutuar për ndonjë marrëveshje. Nuk do të më shohësh me Albin Kurtin, duke hyrë në Kuvend për një koalicion”, tha Krasniqi