3.3 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Krasniqi: 2:0 për opozitën, Kurti humbi kontrollin gjatë fjalimit

- Advertisement -

Albert Krasniqi nga shoqëria civile ka analizuar edhe fushatën gjatë kësaj të diele. Sipas tij, në këto dy ditë fushatë, prinë opozita 2 me 0. Sipas tij, sot në Mitrovicë Kurti e humbi kontrollin, duke ndarë njerëzit në “ne dhe ata”.

Sipas tij, kjo qasje e Kurtit, kjo mënyrë e të folurit ngjall shqetësime.

Postimi i plotë:

2:0 për opozitën pas autogolit të pushtetit

Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë tregoi se kjo parti, edhe pas përfundimit të një mandati të plotë dhe duke qenë e vetme në pushtet, ende nuk arrin të shkëputet nga retorika përçarëse dhe krahasimi me të kaluarën. Në vend që të fokusohen te prezantimi i sukseseve dhe projekteve për të ardhmen, fushata vazhdon të mbetet e bazuar në narrativën “ne dhe ata”. Kësaj situate i shtohet edhe humbja e kontrollit gjatë fjalimit të kryetarit të partisë, e cila ngjall shqetësime për mënyrën e marrjes së vendimeve në situata të ndjeshme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit