Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar 1 tetori e vitit 1997, kur studentët e Universitetit të Prishtinës protestuan masovisht, duke kundërshtuar represionin e regjimit serb, shkruan Scanner.
Krasniqi ka shkruar se 1 tetori të vitit 1997, lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.
“Kjo protestë, e organizuar nga UPSUP dhe studentët e UP-së, e mbështetur nga i gjithë populli dhe stafi akademik në krye me Rektorin e UP-së, Prof. Ejup Statovci, mezashin e kishte të qartë: Kosova po bëhej një dhe bashkë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviçit”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:
Sot shënojmë 26 vjetorin e protestës emblematike të studentëve, e cila, me 1 tetor të vitit 1997, lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.
Kjo protestë, e organizuar nga UPSUP dhe studentët e UP-së, e mbështetur nga i gjithë populli dhe stafi akademik në krye me Rektorin e UP-së, Prof. Ejup Statovci, mezashin e kishte të qartë: Kosova po bëhej një dhe bashkë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviçit.
Flaka e lirisë tashmë ishte ndezur.
Kjo do të dëshmohej dy muaj më vonë, kur me 28 nëntor 1997 doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pjesa tjetër është histori!
Nderim i përjetshëm të gjithë kontribuuesve për lirinë e Kosovës!