Lëvizja Vetëvendosje edhe në vzhdimin e sotëm të seancën konstituive, ka insistuar në votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se nuk kanë propozim dhe u bëri thirrje deputetëve të VV-së mos ta shkelin Kushtetutën.
“Iu ftoj që përkundër presionit që e keni nga partia që i takoni, mos u bëni pjesë e shkeljes ligjore dhe kushtetuese” – tha ai, transmeton Nacionale.
Dehari i bëri thirrje të mos diskutojë dhe ia ndali mikrofonin.
“U lutem nuk ka diskutime, propozoni kandidatin nëse keni…
Regjia ju lutëm për ndalje të mikrofonit” – tha ai.