-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Kraki “shpërblehet” për përkrahjen, krenohet se i takoi studentët me me Kurtin

- Advertisement -

Profesori në Francë, Nezir Kraki, ka njoftuar se së bashku me disa studentë janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka bërë të ditur se takimi me Kurtin ishte dëshmi se institucionet e Kosovës janë të hapura për studentët francezë e evropianë.

Kraki përmes një postimi ka bërë të ditur se studentët kanë kryer praktikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Postimi i plotë:

Para disa diteve 3 studentët tanë nga Parisi, Jasmina, Paolo dhe Sonya (nga Institut d’Etudes Politiques de Fontainebleau) perfunduan praktiken ne Ministrine e puneve te jashtme dhe Diaspores ne Prishtinë. Pervoja e tyre si ne pune ashtu edhe me jeten ne Prishtine ishte shume pozitive.

Takimi me Kryeministrin Kurti ishte perpyllje e perkryer e kesaj pervoje. Ishte deshmi se institucionet e Kosoves jane te hapura per studentë francezë e evropianë. Fiks ne vije me nismen time qe ta zyrtarizojme nje bashkepunim ndermejt Kosoves (institucionet politike, kulturore e diplomatike) dhe Universitetit Paris Est ne menyre qe vit pas viti te kete ne institucionet e Kosoves studentë nga Parisi, nga fusha e gjere e shkencave politike. Evropianët e se ardhmes duhet te kene pervoja pozitive me Kosoven dhe ta njohin ate nga brenda.

E falenderoj Kryeministrin Albin Kurti per kohen dhe dashamiresine.

Falenderoj edhe njehere Ministren Donika Gërvalla per pranimin e studenteve dhe per mbeshtetjen e idese per bashkepunim, pa e harruar stafin shembullor te ministrise te cilet e kane deshmuar mikpritjen tone nga dita e pare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit