Vetëvendosja publikoi listën zgjedhore ku figura të reja të saj ‘domethënëse’ në këtë garë dalin të jenë Nezir Kraki, Gazmir Raci dhe Edona Llalloshi.
Pas orës 24:00 më në fund Vetëvendosja e publikoi listën e saj prej 110 garuesish, të cilin kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti, e quajti “listë të fitores”.
Në masë të madhe lista e Vetëvendosjes del të jetë ricklim i listës së zgjedhjeve paraparake.
Në atë listë vërehet që Liburn Aliu, njëri nga themeluesit e VV-së dhe Ministri i Infrastrukturës, nuk është pjesë e garës: për çka ka kohë që flitet për një plasaritje mes tij dhe Albin Kurtit.
Në kontradistinksion me këtë del të jetë Mimoza Kusari-Lila, e cila është renditur në top dhjetëshen e parë.
Top renditja del të jenë me figurat e etabluara të Vetëvendosjes si: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla (Guxo), Avni Dehari, Albulena Haxhiu.
Risitë megjithatë janë Nezir Kraki një ligjërues në një universitet në Paris i cili në rolin e analistit qekohë mbanë diskurs qeveritar.
Po ashtu edhe analisti në “Rubikon”, Gazmir Raci, analiza e të cilin konsiston në konfirmim dhe zgjerim të qëndrimeve qeveritare.
Agim Bahtiri, po ashtu, figuron në listë për çka kohëve të fundit kishte lënë të kuptonte se do të garonte.
Partia Demokratik e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu gjatë ditës nxorën zyrtarisht 110 kandidatët e tyre për Dhomin e Popullit.
LDK-ja që i ka paraprirë fushatës qe kohë me intensitet në top dhjetëshen e saj të parë ka nxjerrë emrat prej më domethënës të partisë, duke nisur prej Lumir Abdixhikut, Kujtim Shalës, Doarsa Kica-Xhelilit, Lutfi Hazirit, Gazmend Muhaxherit, Hkymete Bajramit…e Anton Qunit.
PDK-ja, në anën tjetër, në top-renditje ka nisur prej Bedri Hamzës – si bartës liste – me Memli Krasniqin, Vlora Çitakun, Enver Hoxhajn, Uran Ismajlin…e Bernard Nikajn.
AAK-ja në koalicion me Nisma-n e me një numër tjetër partish të vogla, nisi me bartësin e listës, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Time Kadrijajn, Ardian Gjinin…Bekë Berishën e Besnik Tahirin…