Nezir Kraki, deputet i zgjedhur nga Guxo, ka zbavitur mediat në Shqipëri duke thënë se shërbime anti-Kosovë dhe anti-Perëndimor janë duke punuar që Albin Kurtit të mos i vazhdohet mandati qeverisës.
“Është fakt që nuk i kemi marrë 50%, por tentativa ka nga Serbia dhe shërbimet anti-Kosovë dhe anti-perëndim të mos stablizohet skena politike në Kosovë, të mos vazhdohet mandati i Albin Kurtit…Mos e votoni Albin Kurtin, të gjithë jan të pranueshëm veç Albini jo”, ka thënë Kraki në Euronews.