Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që është pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbrojtur vendimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për të mos e ndryshuar kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, pavarësisht bllokadës në procesin e konstituimit të institucionit.
Gjatë një debati në Debat Plus, Kraki u përball me pyetjen e analistit Astrit Gashi se “pse s’po e ndërron Albin Kurti Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit?”.
Në përgjigje, Kraki ka thënë se një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim me parimet kushtetuese.
“Sepe e minon çdo parim të atij rendi kushtetues, për të cilin po synojmë të gjithë. Ka a parime, se aranzhimet aty për aty ua kemi parë sherrin me vite”, u përgjigj Kraki.