11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kraki: Lajçak dhe Borrell po e përfundojnë mandatin pa asnjë rezultat

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Nezir Kraki ka thënë se përfaqësuesit e BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak po e përfundojnë mandatin e tyre në raport me Kosovën pa asnjë rezultat konkret.

Ai ka thënë se masat ndaj Kosovës u vendosën si rezultat i një standardi të dyfishtë që Bashkimit Evropian e ka përdorë në dialog, i cili sipas tij, nuk ka dhënë rezultat.

“Lajçak dhe Borell fatkeqësisht po e përfundojnë mandatit pa asnjë rezultat konkret. Fatkeqësisht ato masa atëherë erdhën sepse BE nuk guxonte me i bë presion Serbisë dhe hajde t’i bëjmë presion të dobëtit, Kosovës në këtë rast”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

I pyetur se pse BE-ja nuk e ka sanksionuar Serbinë, ai ka thënë se kjo është bërë sepse për momentin vlerësohet se më e rëndësishme është kthimi i Serbisë nga Evropa, se konsolidimi i Kosovës si shtet.

“Është instalua një farë bindje, ideje në kancelaritë evropiane, por edhe diplomatë amerikanë dhe evropianë në Kosovë e Beograd se, Serbia duhet mu divorcu nga Rusia dhe me gjasë për momentin interesi është që Serbia e kthyer nga Evropa është më e rëndësishme se konsolidimi i Kosovës si shtet”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit