-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Kraki: Kosova s’mund të ndërmarrë veprime pa u qartësuar pozicioni i Serbisë dhe i BE-së

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Nezir Kraki, ka thënë se Kosova nuk mund të marrë veprime për zbatim të marrëveshjes me Serbinë, duke u bazuar vetëm në premtime.

Ai, në “Five” të TV Dukagjinit, tha se Kosova s’e ka obligim t’u përgjigjet kërkesave të Serbisë.

“S’mundet Kosova me ndërmarrë veprime që e riorganizojnë kushtetushmërinë e saj me shpresën e premtimin e Lajckaut. Askush nuk është zotu, Brukseli është zotu çdo muaj. Para disa muaje Serbia e ka hedh posht gjithë kuadrin e Brukselit”, tha ai.

Ai theksoi se “s’ka arsye reale që Kosova duhet të ndërmarrë diçka të asaj natyre për me kriju diçka brenda Kosovës, pa u qartësu edhe pozicioni i Serbisë edhe i BE-së”.

Kraki u shpreh se marrëveshjet si ajo e Brukselit dhe e Ohrit janë “shumë të mira për Kosovën”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit