Home Lajme Kraki: Kosova me Kurtin është risistemuar, kishte shpartallim sistematik

Kraki: Kosova me Kurtin është risistemuar, kishte shpartallim sistematik

0
Kraki: Kosova me Kurtin është risistemuar, kishte shpartallim sistematik

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Nezir Kraki, deklaroi se konteksti politik në Kosovë ka evoluuar me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Krakit, evoluimi ka ndodhur pasi që ka pasur veprime të Qeverisë Kurti që e kanë shtyrë realitetin në terren të ndryshojë në shumë aspekte.

“Konteksti politik ka evoluuar. Nëse konteksti politik ka evoluuar do të thotë se ka pasur veprime të qeverisë, të cilat e kanë shtyr realitetin në terren me evoluua në shumë aspekte. Është shumë pozitive që mos ta kemi konfiguracionin e njëjtë politik pas katër vitesh. Sepse, po ta kishim pasur nuk do të kishte qenë diçka shumë e çuditshme”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Profesori universitar në Francë deklaroi se LVV-ja edhe e ka risistemuar shtetin, që sipas tij, ishte nevojë absolute, pasi që tha se Kosova ishte e shpartalluar sistematikisht.

“Unë jam nga ata që mendojnë se ka mjaftueshëm argumente që kjo qeveria ta marrë edhe një mandat 4-vjeçar.  Ka super argumente. E para, ripozicionimi i Kosovës si shtet serioz e si palë serioze në raportor së pari me Serbinë tani edhe me partnerët. E dyta, risistemimin e Kosovës. Ka qenë nevojë absolute që Kosova, e cila u gjet në atë kohë e shpartalluar me shpartallim sistematik. Nuk bëhej fjalë për një shkelje ose korrupsion – një devijim të lokalizuar, por bëhej fjalë për një çrregullim total të sistemit, në të gjitha aspektet. Edhe në aspektin ndërkombëtar të subjektivitetit të Kosovës….”, deklaroi ai.

Exit mobile version