28.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Kraki i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Qëndrimet e Gërvallës janë të faktuara, LDK s’lëviz pa PDK-në

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj akuzave nga Lëvizja Vetëvendosje për një bashkëpunim të mundshëm mes LDK-së, PDK-së dhe Listës Serbe, duke sulmuar ashpër kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla. Ai e ka quajtur Gërvallën “të paedukatë dhe me mungesë inteligjence”.

Në lidhje me këtë reagim, ka folur edhe deputeti i Guxo-së, Nezir Kraki, i cili e mbështeti deklaratën e Gërvallës, duke thënë se ajo çfarë ka thënë ajo është tashmë e dëshmuar.

I ftuar në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Kraki u shpreh:

“Është faktikisht e dëshmuar në vite e vite. Edhe tash, edhe Abdixhiku kur del e thotë ‘unë pa PDK-në nuk futem në koalicion’, çka do të thotë kjo? Kjo po thotë se nuk e bën asnjë hap.”

Sipas Krakit, qëndrimi i Abdixhikut dëshmon se ai nuk është i gatshëm të ndërmarrë veprime politike pa mbështetjen e PDK-së, duke e përjashtuar çdo alternativë tjetër bashkëpunimi.

Të ngjashme

Të fundit