Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, e quajti Kosovën “shtet bandit”, para se LVV të vijë në pushtet.
Ai nuk është ndalur me kaq, duke vozitur incizoi një video të stilit të kolegut të tij Dimal Basha, i cili vazhdimisht sulmon mediat.
Kraki i quajti mediat si ‘shërbyese të bandave dhe kundër interesave të Kosovës shtet”.
“Në kuptimin politik, Kosova është qeverisur nga bandat politike që kanë mundësu kanë kriju media kriminale që i kanë shërby bandave edhe sot funksionojnë e punojnë ditë e natë kundër intereseva të Kosovës shtet”, tha ai.