18.6 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Kraki bën çmos për Kurtin, tenton ta njollos edhe protestën masive në Tiranë për krerët e UÇK-së

- Advertisement -

Ditën e djeshme në Tiranë është zhvilluar një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rreth kësaj ka reaguar deputeti Nezir Kraki. Ky i fundit ka tentuar ta njollosë protestën e djeshme duke krijuar një lidhje mes disa prej atyre që kanë qenë pjesëmarrës atje dhe Fatmir Shehollit, i cili u arrestuar nën dyshimet e bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi.

Ai madje tha se Gjykata Speciale është realizuar shpejtë pasi që ‘’Serbia ka shumë Fatmir Sheholla në mesin tonë’’.

Postimi:

Dje n’Tiranë mungoi Fatmir Sheholli. Spiun i Serbisë dhe mik i ngushtë i shumë prej atyre qe ishin ne rreshtin e pare.

Serbia ka shume fatmir sheholla ne mesin tone, prandaj gjykata speciale u realizua aq shpejt dhe pati aq shume lobues.

#kosova Shtet

 

Të ngjashme

Të fundit