Ditën e djeshme në Tiranë është zhvilluar një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rreth kësaj ka reaguar deputeti Nezir Kraki. Ky i fundit ka tentuar ta njollosë protestën e djeshme duke krijuar një lidhje mes disa prej atyre që kanë qenë pjesëmarrës atje dhe Fatmir Shehollit, i cili u arrestuar nën dyshimet e bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi.
Ai madje tha se Gjykata Speciale është realizuar shpejtë pasi që ‘’Serbia ka shumë Fatmir Sheholla në mesin tonë’’.
Postimi:
Dje n’Tiranë mungoi Fatmir Sheholli. Spiun i Serbisë dhe mik i ngushtë i shumë prej atyre qe ishin ne rreshtin e pare.
Serbia ka shume fatmir sheholla ne mesin tone, prandaj gjykata speciale u realizua aq shpejt dhe pati aq shume lobues.
#kosova Shtet