31.5 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Krah Hajdarit, Hoxha pas emërimit shef i shtabit zgjedhor në Drenas: Bashkë do dëshmojmë fuqinë e bastionit tonë!

- Advertisement -

Sejdi Hoxha ka bërë një reagim pas pranimit të detyrës së tij të re, shef i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas.

Krah kandidatit të PDK-së për kryetar komune, ai shprehet se pa ambicie personale, do ta dëshmojnë fuqinë e bastionit të këtij subjekti.

”Drenasi gati për fitore! Me nder dhe përgjegjësi sot pranova detyrën si Shef i Shtabit të PDK-së në Drenas. Pa ambicie personale – vetëm një synim: fitorja e PDK-së dhe e Petrit Hajdarit! Derë më derë, bashkë do ta dëshmojmë fuqinë e bastionit tonë! Fushatën tonë do ta bëjmë me qetësi, korrektësi dhe respekt për çdo qytetar. Do ta dëgjojmë çdo zë, sepse secili prej jush ka rëndësi! Faleminderit nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj! 🙏 #PDK #Drenas #BashkëPërFitore #PetritHajdari”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

 

Të ngjashme

Të fundit