0.6 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Krah Arjan Konomit, zbulohet opinionistja e re e “Për’puthen

- Advertisement -

Të hënën e ardhshme do të rikthehet në ekran emisioni “Për’puthen”, që si shumë projekte të tjera këtë vit do të vijë me ndryshime.

Moderatorja, Bora Zemani, nuk do të jetë më pjesë e këtij emisioni, siç pat lajmëruar edhe më herët, sepse do të prezantojë “Dancing With the Stars”. 

“Për’puthen” i është besuar Ori Nebiajt.

Opinionisti, Arjan Konomi, do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij formati ndërsa krah tij do të vijë një tjetër personazh jo pak i njohur, për të dhënë opinionet e komentet e saj.

Kryefjala.com bën me dije se në rolin e opinionistes këtë vit do të jetë ish-banorja e “Big Brother Albania”, Neda Balluku.

Neda është larguar prej kohësh nga ekrani dhe i është përkushtuar familjes së saj, së bashku me partnerin, Ogrenin të cilin e njohu po në reality-show.

Neda dhe Ogreni janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai.

Ish-banorja është diplomuar për Filozofi dhe ka publikuar librin e saj të parë “Archea”. Tashmë përveç pasioneve, Neda Balluku do t’i përkushtohet edhe emisionit “Për’puthen”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit