Pas përfundimit të rinumërimit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Zëdhënësi, Valmir Elezi, ka deklaruar në FB-në e tij se “se procesi i rinumërimit i heq dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa”.
Duke folur mbi procesin e rinumërimit, Elezi ka deklaruar se “ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme”.
Tutje, ai shprehet se “procesi i rinumërimit i heq dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”.
KQZ ka njoftuar të dielën se në QNR janë rinumëruar 65% apo 1,662 nga 2,557 vendvotime.






