Home Ballina KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

0
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Qytetarët e Kosovës sot do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, nga ku do të zgjedhin 120 ligjvënës mes 28 subjekteve politike në garë, zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë. 

Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, në orën 07 :00 të mëngjesit, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha detaje për procesin.

“Duke u mbështetur në informacionet deri tash, në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, në 903 me gjithsej 2533 vendvotime ka filluar procesi i votimit.

Ai tha se përveç votimit të rregullt, siç e dini, KQZ ka caktuar 38 qendra të votimit me kusht, nga një në çdo komunë.

Në hapje të vendvotimeve, edhe kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi teksa ka votuar në Pejë ka bëtë thirrje për proces të qetë teksa ka ftuar subjektet politike dhe kandidatët që të respektojnë rregullat zgjedhore.

Ai po ashtu bëri të ditur se procesi i votimit në diasporë ka shkuar mirë dhe pa asnjë problem.

Radoniqi tha se diku rreth 15 mijë persona në diasporë kanë votuar në përfaqësi diplomatike, pa përfshirë ato përmes postës.

Exit mobile version