1.7 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

KQZ sqaron organizimin e numërimit të votave gjatë festave

- Advertisement -

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka sqaruar mënyrën se si do të organizohet puna dhe procesi i numërimit të votave gjatë periudhës së festave.

Elezi bëri të ditur se, duke marrë parasysh periudhën festive, por edhe domosdoshmërinë që procesi i numërimit të mos ketë ndërprerje të gjatë, më 31 dhjetor puna do të zhvillohet deri në orën 12:00. Ndërkaq, puna në Qendrat Komunale të Numërimit do të vazhdojë më 1 janar, duke filluar nga ora 16:00.

Ai ka sqaruar gjithashtu edhe procedurat ligjore të numërimit të votave, transmeton IndeksOnline.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, numërimi i votave për subjektet politike bëhet në vendvotime, ndërsa rezultatet evidentohen në formularë të posaçëm dhe publikohen nga KQZ si rezultate preliminare.

Më tej, Elezi theksoi se në Qendrat Komunale të Numërimit bëhet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Para se të fillojë ky proces, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për QKN, kryhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike bazuar në formularët e plotësuar në vendvotime pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve.

Të ngjashme

Të fundit