8.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars, certifikimi deri më 18 mars

- Advertisement -

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, më së largu deri më 5 mars, e certifikimi më 18 mars.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, ka deklaruar se po punojnë që shpallja e rezultateve të bëhet edhe më shpejt se që kanë planifikuar.

“Në zgjedhjet e kaluara, KQZ-së i janë nevojitur nga 18 ditë nga dita e zgjedhjeve për të shpallur rezultatet përfundimtare… KQZ është brenda planifikimeve që ka bërë më herët…shpallja është planifikuar të bëhet më së largu deri më 5 mars 2025, ndërsa certifikimi i tyre që ndodhë pasi të përfundojnë ankesat dhe vendimet për to, është planifikuar deri më 18 mars”, ka deklaruar Elezi.

Elezi bëri me dije se tashmë ka përfunduar vlerësimi i pakove me fletëvotime të ardhura nga jashtë vendit.

Ai tha se janë refuzuar afro 5 mijë pako me fletëvotime për shkak të parregullsive të evidentuara.

“Të dielën në mbrëmje ka përfunduar vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës. Ne i referohemi si “pako të supozuara me fletëvotime” pasi në këtë fazë nuk hapen zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime. Kjo do të bëhet gjatë numërimit. Sipas të dhënave preliminare, procesit të vlerësimit apo verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës i janë nënshtruar rreth 69 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar rreth 63 mijë ndërkaq janë refuzuar rreth 4 mijë e 900. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim; etj.”, tha ai.

Ai shtoi se në ditët në vijim pritet të nisë edhe numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura nga jashtë Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit