Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave 2025, ku në Komunën e Drenasit fitues pa balotazh është shpallur Ramiz Lladrovci.
Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ, renditja e kandidatëve është kjo:
Ramiz Lladrovci (Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin) – 13,322 vota (52.02%)
Petrit Hajdari (Partia Demokratike e Kosovës – PDK) – 9,581 vota (37.42%)
Egzona Tërdevci (Lëvizja Vetëvendosje!) – 1,058 vota (4.13%)
Naim Bazaj (Për Drenas e Kosovës) – 635 vota (2.48%)
Ajvaz Berisha (Bashkimi Demokratik) – 634 vota (2.48%)
Gazmend Heta (Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK) – 195 vota (0.76%)
Beqir Kiqina (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK) – 182 vota (0.71%)
Me këtë rezultat, Ramiz Lladrovci siguron mandatin e tij të tretë në krye të Komunës së Drenasit, duke e konfirmuar besimin e qytetarëve dhe epitetin “Kryetar Kampion”.
Fitorja e tij pa balotazh me mbi 52 për qind të votave e rendit Drenasin ndër komunat me stabilitet më të madh politik në vend.
/







