8.3 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për balotazhin e 9 nëntorit

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar komune, të raundit të dytë, të mbajtura më 9 nëntor.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tregoi me rend se kush-ku fitoi, sipas renditjes së komunave që shkuan në balotazh.

Radoniqi po ashtu bëri të ditur se ankesat lidhur me shpalljen e këtyre rezultateve, mund të bëhen gjatë 48-orëve, duke filluar nga sot në ora 16:00.

Megjithatë, gjatë mbledhjes, Arianti Elshani, anëtari i PDK-së në KQZ, shprehu shqetësimin e tij lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë të Jugut.

Por, i njëjti tha se pavarësisht ankesave, PDK i bindet vendimeve të organeve të rendit dhe do të votojnë ‘për’ shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Ankesë pati edhe Sami Kurteshi, anëtar i VV-së në KQZ, për komunën e Kllokotit, dhe votoi kundër shpalljes së rezultateve përfundimtare në këtë komunë.

Me Kurteshi, u pajtua edhe kolegu i tij, Alban Krasniqi, anëtar i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Po në këtë mbledhje, pak më parë u certifikuan edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale.

Të ngjashme

Të fundit