Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se më 15 mars 2025 do të mbahet mbledhja e radhës, ku do të shpallen rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.
Lajmi për Insajderin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025.”
Ai shtoi gjithashtu se për orën e saktë të mbledhjes, do të informohen mediat dhe qytetarët me kohë.