![KQZ reagon pas raportimit se Martin Berishaj i mori votat nga posta dhe i dërgoi në ambasadë KQZ reagon pas raportimit se Martin Berishaj i mori votat nga posta dhe i dërgoi në ambasadë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/08/Valmir-Elezi-1024x683-1.jpg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reagur pas raportimit se ambasadori i Kosovës në Kroaci ka bërë një ndërhyrje e rëndë dhe e paprecedentë në procesin zgjedhor. Lajmi i publikuar nga mediat sot thuhet se Berishaj ka marrë zarfet me vota nga posta dhe i dërgon në ambasadë.
Lidhur me këtë ka reaguar KQZ, zëdhënësi Valmir Elezi tha se do të vlerësohet se kjo kuti postare është tërhequr sipas akteve nënligjore dhe akQZ do të marrë vendimin meritorë.
“Lidhur me lajmin që po qarkullon për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb (Kroaci), sqarojmë se do të vlerësohet nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kjo kuti postare është bërë sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendim meritor”, tha Elezi.