-7 C
New York
Friday, February 6, 2026

Buy now

KQZ publikon shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

- Advertisement -

Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (tetor – dhjetor 2025) të subjekteve politike të cilat ishin pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025, raporton Scanner.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Raportet tre mujore, që përfshijnë periudhën tetor – dhjetor 2025, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Financiare Tremujore, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/

Të ngjashme

Të fundit