16.9 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje arrin në 29.53% deri në orën 14:00

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor deri në mesditë.

Nga 2,276 qendra votimi që kanë dorëzuar informacionet, deri në orën 14:00 pjesëmarrja ka arritur në 29.53 për qind.

Në krahasim me zgjedhjet lokale të mbajtura dy vite më parë, kjo përfaqëson një rritje prej afro 2.2%. Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të katër viteve më parë, pjesëmarrja në këtë fazë të ditës ka qenë më e ulët, pasi atëherë kishte arritur në 35.62%.

Të ngjashme

Të fundit