8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

KQZ përcakton afatin për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve

- Advertisement -

KQZ përcakton afatin për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve

KQZ njofton se partitë politike: Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, si dhe OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara për zgjedhje, mund të dorëzojnë kërkesën për t`u akredituar për vëzhgimin e votimit “Për apo Kundër, largimit të kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, që do të mbahet më 21 prill, 2024.

Përmes një komunikate për medie, Komisioni Qendror Zgjedhor bën të ditur se afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, të OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare dhe medieve, fillon më 1 prill 2024 dhe përfundon më 15 prill 2024.

Tutje, në komunikatë bëhet e ditur se vetëm vëzhguesve të akredituar do t’u lejohet qasja në hapësirat ku organizohet votimi “Për apo kundër, largimit të kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.

“Formularët për akreditim të vëzhguesve mund t’i merrni në ueb-faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org, apo në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike. Për informata shtesë, mund të kontaktoni në tel. 038 200 81 010”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit