8.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

KQZ: Nuk po vonohemi, po zbatojmë ligjin për zgjedhjet

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se nuk po vonohet me procedurat deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Valmir Elezi, zëdhënësi KQZ-së, tha në një konferencë për media se thjesht po e zbatojnë ligjin për zgjedhjet.

“Vlerësojmë se KQZ nuk është duke u vonuar, por po zbaton Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktetet nënligjore. Sigurisht që këto detyrime ligjore nuk mund të tejkalohen nga ana e KQZ-së”, tha ai.

KQZ-ja, ai tha se “është brenda planifikimeve që ka bërë më herët”. Sipas planit, shpallja e rezultateve përfundimtare do të duhej të bëhej më së largu më 5 mars, ndërsa gjithçka do të përfundonte më 18 mars.

“Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ në gusht të vitit të kaluar, shpallja e rezultateve përfundimtare për subjektet politike është planifikuar të bëhet më së largu më datën 5 mars 2025, ndërkaq certifikimi i tyre, që ndodh pasi të përfundojnë ankesat eventuale dhe vendosja për to në PZAP dhe Gjykatën Supreme, është planifikuar të bëhet deri më datën 18 mars”.

Megjithatë, ai tha se “natyrisht se ne po punojmë që shpallja e rezultateve përfundimtare të bëhet edhe më shpejt”.

Paraprakisht, ai krahasoi kohëzgjatjen e proceseve pas votimit me herët e kaluara.

“Sot, ne jemi në ditën e pesëmbëdhjetë pas ditës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës të cilat janë mbajtur më 9 shkurt. Në disa nga proceset e kaluara zgjedhore, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i janë nevojitur nga 18 ditë në secilin rast për të ardhur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar. Kujtoj se kështu ka ndodhur në zgjedhjet e vitit 2014, 2017 dhe 2021”, tha Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së tha se edhe më herët janë nevojitur “8-9 ditë të tjera” pas 18ditëshit “për të ardhur deri te certifikimi i rezultatit përfundimtar”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit