Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos certifikojë motrën e Donika Kadajt-Bujupit, Ena Kadajin, e cila kishte kandiduar përmes listës së koalicionit VAKAT.
Vendimi erdhi pas një debati të tensionuar në KQZ, ku anëtari boshnjak ngriti akuza për manipulime dhe falsifikime, duke pretenduar se, për qëllime politike, Ena Kadaj ishte deklaruar si boshnjake, edhe pse ajo vazhdimisht kishte deklaruar veten si shqiptare.
Si pasojë, lista e koalicionit VAKAT u certifikua pa përfshirjen e emrit të saj.
Vlen të përmendet se në vitin 2009, Ena Kadaj kishte qenë pjesë e listës së AAK-së në komunën e Istogut.






