25.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

KQZ njofton se kur do të fillojë aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës në zgjedhjet lokale

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votueseve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale do të fillojë më 23 korrik 2025.

KQZ njofton se gjatë periudhës 38 ditore (23 korrik – 29 gusht 2025) të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës: përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org, ose përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Platforma elektronike për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të jetë e qasshme për regjistrim me fillimin e kësaj periudhe.

KQZ do të publikojë të gjitha shpjegimet për hapat që duhet të ndiqen për regjistrim përmes platformës apo përmes postës, si dhe informacionet për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

Ndërkaq, periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025. Kjo periudhë do të vlejë vetëm për shtetasit që do të arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025).

Të ngjashme

Të fundit