![KQZ njofton se kanë votuar rreth 642 mijë persona, procesohen 74% e vendvotimeve KQZ njofton se kanë votuar rreth 642 mijë persona, procesohen 74% e vendvotimeve](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/12/zgjedhje.jpg)
Deri në këto momente, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 74 për qind të vendvotimeve apo 1890 nga 2533.
Sipas të dhënave në faqen zyrtare, nga 1 milionë e 970 mijë e 944 persona me të drejtë vote, kanë votuar 642 mijë e 838 apo 32.62 për qind.
Ndryshe, Exit Pollet e tri televizioneve më të mëdha në vend e kanë treguar Lëvizjen Vetëvendosje 40 për qind, apo nën këtë shifër.
Opozita në anën tjetër, ka shënuar rritje nga zgjedhjet e vitit 2021.