Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur së është hapur thirrja për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Postimi i plotë:
Thirrje për akreditimin e vëzhguesve për Zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës 2025!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjitha:
Subjektet politike
Organizatat jo qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja
Mediat vendore dhe ndërkombëtare
Të aplikojnë për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Afatet për aplikim:
Subjektet politike: 25 dhjetor 2024 – 4 shkurt 2025
Organizatat joqeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja: 11 – 25 janar 2025
Mediat vendore dhe ndërkombëtare: 21 janar – 4 shkurt 2025