-4.6 C
New York
Friday, January 2, 2026

Buy now

KQZ nis numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të fletëvotimeve të hedhura jashtë Kosovës, konkretisht në përfaqësitë diplomatike.

Votimi është mbajtur më 27 dhjetor 2025 në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete, ku nga 19,187 shtetas të regjistruar kanë votuar 16,165 persona, apo 84.24 për qind.

Këto vota janë aktualisht në proces numërimi, ndërsa në fazën e radhës do të procedohet edhe me numërimin e fletëvotimeve të ardhura me postë nga Berlini dhe Berna.

Sipas KQZ-së, deri më 2 janar 2026, në orën 10:00, janë procesuar mbi 90 për qind e vendvotimeve.

Procesi i numërimit ka përfunduar në 32 komuna, ndërsa në disa komuna të tjera po vazhdon dhe pritet të përmbyllet gjatë fundjavës.

Të ngjashme

Të fundit