-4.5 C
New York
Monday, January 19, 2026

Buy now

KQZ ndërpret mandatin e përfaqësuesve të subjekteve politike në KKZ-në e Prizrenit

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që i gjithë vendi të shkojë në rinumërim, pas dallavereve që u zbuluan gjatë rinumërimit të pjesshëm.

Komuna më e ‘prekur’ nga ky proces doli Prizreni, prandaj KQZ vendosi po ashtu për ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit, transmeton klankosova.tv

Rreth kësaj në mbledhje ka folur edhe kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Ai deklaroi se edhe rinumërimi i pjesshëm u bë me iniciativën e KQZ-së,  me qëllim të garantimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe për të siguruar që vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistrohet dhe të reflektohet në mënyrë të saktë, ashtu siç është shprehur prej tyre në fletëvotime.

 

Të ngjashme

Të fundit