14.4 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

KQZ mohon rënien e sistemit: Interneti i dobët, në QKN e Prishtinës probleme me ekranet

- Advertisement -

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mohuar se ka probleme me funksionimin e platformës së rezultateve, duke thënë se për shkak të internetit të dobët, po ka probleme me ekranet në QKN e Prishtinës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Klankosova.tv tha se nuk ka rënë sistemi, pasi sipas tij, po funksionon pa asnjë problem.

“Nuk ka ndonjë problem me funksionimin e platformës së rezlutateve të KQZ-së, por, për shkak të internetit të dobët, në QKN e Prishtinës shpeshherë po ka probleme me transmetimin e pamjeve në televizorët/ekranet për vëzhguesit. Në këto ekrane shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen  fletëvotimet, për tu parë nga të gjithë”.

“Pra, nuk ka rënë sistemi apo platforma e rezultateve, pasi ajo po funksionon pa asnjë problem dhe po mundëson këtë proces në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat tjera, ashtu siç ka funksionuar edhe të dielën me transmetimin e rezultateve preliminare dhe statistikave tjera nga votimi”.

“Deri më tani, janë verifikuar rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e sibjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale si dhe janë numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga mbi 200 vendvotime në nivel vendi”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme

Të fundit