3.3 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se ky institucion do të miratojë fletëvotim tjetër që do të përdoret në vendvotime brenda vendit, pasi të sqarohet aspekti i gjuhëve që duhet të përfshihen në fletëvotim.

Në fletëvotimin e miratuar për votimin jashtë Kosovës, janë të renditura të gjitha subjektet politike, sipas shortit të sotëm.

Fletëvotimi përmban 24 subjektet politike pjesëmarrëse në këtë proces zgjedhor, prej të cilave, 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur./EO/

Të ngjashme

Të fundit