Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim sipas të cilit, qytetarët me të drejtë vote mbi 80 vjeç, të cilët aplikojnë për regjistrim si votues me nevoja të veçanta për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve, nuk kanë nevojë të paraqesin/bashkangjesin certifikatën e paaftësisë apo diagnozës mjekësore.
Bëhet e ditur se sipas ndryshimit të bërë, regjistrimi mund të bëhet vetëm duke paraqitur dokumentin e vlerfshëm të identifikimit dhe fotografinë e votuesit duke bajtur në dorë dokumentin identifikues.
Duke u mbështetur në të dhënat nga lista votuese e certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote mbi 80 vjeç është 48,977 votues.






