Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 16 shkurt ka përfunduar procesi i numërimit të 73.23% të votave për kandidatët për deputet në 19 qendrat komunale të numërimit, duke numëruar gjithsej 1,855 nga 2,533 vendvotime.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, numërimi ka përfunduar në 19 komuna të Kosovës.
“Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 19 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, thuhet në njoftim.
KQZ po ashtu njoftoi se procesi i numërimit do të vazhdojë ditën e martë, në 19 Qendra Komunale të Numërimit.
Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimve sipas komunave: