Home Lajme KQZ-ja së shpejti u përgjigjet qytetarëve që dërguan kërkesa për të iniciuar peticionin në 4 komunat veriore

KQZ-ja së shpejti u përgjigjet qytetarëve që dërguan kërkesa për të iniciuar peticionin në 4 komunat veriore

0
KQZ-ja së shpejti u përgjigjet qytetarëve që dërguan kërkesa për të iniciuar peticionin në 4 komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar katër emaile, prej të cilave tri e kanë pasë të bashkangjitur formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës.

Pa dhënë shumë detaje, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha në një konferencë për media se këto shkresa do të trajtohen dhe do të informojnë publikun.

“Ashtu siç iu kemi njoftuar gjatë ditës së djeshme, në disa adresa zyrtare, kemi pranuar katër e-maile, të cilat kanë pasur të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni”.

“Mund t’iu konfirmoj se këto shkresa janë duke u shqyrtuar dhe duke u përgatitur përgjigjja për to. Në një kohë sa më të shpejtë do t’iu dërgohet atyre personave apo qytetarëve dhe sigurisht se për përgjigjen do të bëhet e ditur edhe publikisht”, tha Elezi.

Exit mobile version