Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se ka mbetur vetëm edhe 1 ditë për votuesit nga jashtë që të regjistrohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 63 mijë e 997 nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Adresa për aplikim online është https://diaspora.kqz-ks.org/sq/, ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.
Për detaje rreth regjistrimit, mërgata mund të njoftohet përmes postës: https://kqz-ks.org/regjistrimi-per-votim-jashte-kosoves/






