Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paauditurara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paauditurara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Lidhur me këto raporte, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se ka 10,981.55 euro pasuri afatgjate, si në tokë, objekte dhe pajisje.
Ndërsa si pasuri afatshkurta në fillim të fushatës kishte deklaruar 2.154,474.70 euro, derisa në fund të elektoratit kishin deklaruar 792,166.86 euro. Pasuri këto që vlejnë për paraja dhe ekuivalentet e tjera të parasë.
Nga ana tjetër, nga të hyra nga buxheti, VV-ja deklaroi gjithsej 1,083,691.98 euro, nga donacionet dhe kontributet në të holla 26,801.76 euro si dhe nga të hyrat e liruara dhe të hyrat e shtyra deklaroi 1,6500.00 euro. Gjithsej të hyrat për fushatë u deklaruan 1,112,143.74 euro.
Më poshtë gjeni deklarimin financiar të Lëvizjes Vetëvendosje.