-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

KQZ-ja pranon nënshkrimet e mbledhura për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se ka pranuar peticionin për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri dhe se bazuar në legjislacionin në fuqi do t’i verifikojë nënshkrimet.

Këtë për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin-Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka theksuar Elezi.

Mbledhja e nënshkrimeve në këtë komunë ka nisur më 9 janar.

Nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve në veri janë mbledhur edhe në tri komunat tjera, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq e Zveçan.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit