Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me shumicë të votave, ka zgjedhur Nexhmedin Hysenin drejtor ekzekutiv të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.
Propozimin për emërimin e drejtorit, KQZ-ja e ka bërë pas rekomandimit të panelit intervistues, ku si rezultat i kësaj kandidati me i suksesshëm ka qenë Nexhmedin Hyseni, i cili ka fituar pikë më së shumti ndër kandidatët që kanë qenë në garë për këtë pozitë.
Klan Kosova mëson se drejtori i sapozgjedhur në këtë pozitë për më shumë se 12 vjet ka udhëhequr njërin nga departamentet me të rëndësishme në Sekretariatin e KQZ-së.