7.4 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

KQZ-ja jep të dhëna për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga 43 vendvotime, ndërkaq procesi i numërimit është duke vazhduar për pjesën e mbetur të vendvotimeve.

Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20, 324 votues të regjistruar kanë votuar 75. 57% e tyre apo 15, 352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Procesi i numërimit është transparent dhe në prezencë të vëzhguesve.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit